“Njerëzit janë të mrekullueshëm”/ Historia tronditëse e çiftit amerikan që u vra nga ISIS (FOTO) – AlpeGossip
“Njerëzit janë të mrekullueshëm”/  Historia tronditëse e çiftit amerikan që u vra nga ISIS (FOTO)

“Njerëzit janë të mrekullueshëm”/ Historia tronditëse e çiftit amerikan që u vra nga ISIS (FOTO)

Jay Austin dhe e fejuara e tij Loren, vendosën që të shëtisin botën me biçikletë.

Për më shumë se një vit, ata shëtitën në vende të ndryshme të botës.

Por, ditën e 369 të udhëtimit të tyre, ata u vranë gjatë një sulmi terrorist në Taxhakistan.

Të dy 29 vjeç, ata vendosën të lënë punën në Uashington dhe nisën një udhëtim drejt së panjohurës, me biçikletë.

Ata postonin foto të ndryshme në rrjetet sociale nga udhëtimet e tyre, me mesazhe inkurajuese.

Një mbi të gjithë: “Njerëzit janë të mrekullueshëm”.

“Në media shkruhet se bota është një vend i madh dhe i frikshëm, plot me njerëz të këqinj që nuk u duhet besuar. Unë nuk e besoj këtë”, shkruante Jay Austin pak muaj më parë, ndërsa ndodhej në Marok.

“Në shumicën e rasteve, njerëzit janë shumë xhentilë.

Ndonjëherë egoistë, disa të tjerë miopë, por ne thelb xhentil. Bujarë dhe të mrekullueshëm”, vazhdonte ai.

Por, jo të gjithë njerëzit në fakt janë ashtu si i përshkruante ai.

Disa terroriste hodhën një bombë poshtë një makine, duke iu marrë jetën dhjuetra personave, mes të cilëve edhe dy amerikanëve.