U tha se do të largohej nga “Portokalli”/ Kimikati flet për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
U tha se do të largohej nga “Portokalli”/ Kimikati flet për herë të parë (FOTO)

U tha se do të largohej nga “Portokalli”/ Kimikati flet për herë të parë (FOTO)

Ditën e sotme në media qarkulloi lajmi se aktori i “Portokalli”-së Olsi Bylyku, i cili është bërë i njohur me rolin e Kimikatit do të largohej nga ky spektakël humori.

I kontaktuar nga revista “Who” Olsi i ka konfirmuar këto lajme duke thënë se në sezonin e ri nuk do të jetë pjesë as e “Portokalli”-së dhe as e “Top Channel”.

“Po është e vërtetë që do të largohem nga ‘Portokalli’. Nuk do të jem më në ‘Top Channel’. Do të largohem për angazhime të tjera artistike!”-ka thënë aktori.

Olsi nuk ka zbuluar detaje se ku do ta shohim, por i ka lënë ato surprizë për sezonin e ri televiziv.

“Detajet të tjera dua t’i lë surprizë kur të fillojë sezoni” -është shprehur Olsi.