12 MIJË DOLLARË KARROCË BEBI/ Kylie nuk ndalet për vajzën e saj: I kam blerë edhe… – AlpeGossip
12 MIJË DOLLARË KARROCË BEBI/ Kylie nuk ndalet për vajzën e saj: I kam blerë edhe…

12 MIJË DOLLARË KARROCË BEBI/ Kylie nuk ndalet për vajzën e saj: I kam blerë edhe…

Ylli Kardashian, Kylie Jenner po na tregon çdo ditë e më shumë se është tepër e fiksuar pas së bijës dhe kujdeset që asaj jo vetëm të mos i mungoj asnjë gjë, por gjithçka e saj të jetë super luksoze.

Kujtojmë që vetëm karroca Fendi që ajo i bleu të bijës kushton rreth 12.500 $ dhe gjithçka tjetër që e rrethon vogëlushen Stormi është e mbuluar nga luksi.

Mami Kylie kujdeset për veshjet e së bijës dhe mund të themi se Stormi ka një ndër gardërobat më gjigande nga të gjithë fëmijët.

Mirëpo Kylie ka filluar të mendojë që tani edhe për gardërobën që do të ketë e bija kur të rritet dhe tipike si nënat shqiptare ajo ka filluar t’i ruaj veshjet e saj për Stormi-n.

Kylie na ka treguar gjithmonë se është e fiksuar pas çantave dhe ky është pikërisht aksesori që ajo dëshiron ta ruajë për të bijën. Veçanërisht një çantë “Hermes Brikin”, të cilën asaj ja ka dhuruar Kourtney dhe për të është tepër e shtrenjtë dhe domethënëse.

Çantat Hermes përveçse të bukura janë një investim i madh,- tregon ajo teksa ndalon tek mini-çanta rozë që është rezervuar posaçërisht për Stormi-n që tani.

Këtë ma ka dhuruar Kourtney dhe mendoj që është shumë e lezetshme. Kur ajo të rritet pak dhe të më thotë se do të mbajë një çantë, do t’i tregoj këtë.”, tregon Kylie.