“Edhe pse ai ka ikur unë…”/ Celine Dion dhe kujtimet për njeriun e zemrës – AlpeGossip
“Edhe pse ai ka ikur unë…”/ Celine Dion dhe kujtimet për njeriun e zemrës

“Edhe pse ai ka ikur unë…”/ Celine Dion dhe kujtimet për njeriun e zemrës

Duket se humbja e dy viteve më parë e njëriut të saj të zemrës, ende vijon të mbetet plagë e madhe për të.

Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme, Celine Dion, e cila dy vite më parë humbi bashkëshortin e saj, i cili humbi betejën me sëmundjen e kancerit.

Diva e muzikës në një intervistë për “Sunday Telegraph” ka rrëfyer se bashkëshorti i saj i ndjerë do të jetë përherë pjesë e jetës së saj dhe beson se shpirti i tij i sjell paqe, fat dhe qetësi: “Edhe pse ai ka ikur unë akoma vazhdoj të flas me të. Angelil gjithmonë ka dashur që unë të vazhdoj të performoj në skenë dhe para se ta bëj komunikoj dhe lutem me të”.