Provoni ujë elbi për të humbur peshë – AlpeGossip
Provoni ujë elbi për të humbur peshë

Provoni ujë elbi për të humbur peshë

Modifikimet në dietë të pasuara me një regjim ushtrimesh, nuk janë të vetmet gjëra që ndihmojnë për të humbur në peshë. Nëse e shihni se pavarësisht përpjekjeve nuk po bini në peshë, mund të merrni në konsideratë të provoni për këtë qëllim ujë elbi.

Elbi, një drith me shumë fibra shërbehet si zëvendësues i orizit. Kur vjen çështja për të humbur në peshë elbi bën pjesë në të njëjtën kategori me grurin e plotë, tërshërën dhe drithërat e plotë.

Si ndihmon elbi për të humbur në peshë?

Kaloritë: Uji i elbit përgatitet nga elbi i papërpunuar (një filxhan me 200 gram) që përmban rreth 600 deri në 750 kalori. Që këto kalori të digjen duhen 200 minuta ecje e shpejtë.

Fibrat: Elbi përmban shumë fibra, të cilat ndihmojnë për t’u ndjerë të ngopur për një kohë të gjatë. Në vend të ushqimeve të ushqimeve të shpejta të mbushura me kalori përdorni ujë elbi për t’u ndjerë më të ngopur dhe për t’u ushqyer më shëndetshëm.

Lëvizjet e barkut: Përveç përmbajtjes së fibrave dhe kalorive të ulëta, uji i elbit ju siguron një tretje të mirë dhe bark që nuk fryhet. Fibrat ndihmojnë për të pastruar sistemin tretës dhe për të detoksifikuar trupin.

Si të bëjmë ujë elbi

  • Për të përgatitur ujë elbi keni nevojë për 1 filxhan çaji elb organik dhe një lugë gjelle limon. Vendosini këta përbërës në tenxhere dhe i shpëlani për 10-15 minuta.
  • Vendosni tenxheren në sobë, lëreni ujin të vlojë dhe ziejeni për 20-25 minuta me kapakun të hequr. Vëllimi i ujit do të pakësohet me rreth 1/3.
  • Në këtë pikë e lemë elbin të ftohet. Kokrrat e tij do të jenë zbutur dhe gatuar. Derdhim përzierjen e ujit të elbit përmes një kullese. Uji i elbit është më mirë të shërbehet i ftohtë.
  • Pini deri në 4 filxhanë të plotë çaji me ujë elbi në ditë për të marrë përfitimet e tij shëndetësore, duke përfshirë edhe humbjen në peshë.