U SUPRIZUAM NGA NDRYSHIMI “NË LOOK”/ Ermal Mamaqi e mori këtë vendim për shkak…(FOTO) – AlpeGossip
U SUPRIZUAM NGA NDRYSHIMI “NË LOOK”/ Ermal Mamaqi e mori këtë vendim për shkak…(FOTO)

U SUPRIZUAM NGA NDRYSHIMI “NË LOOK”/ Ermal Mamaqi e mori këtë vendim për shkak…(FOTO)

Padyshim që ndryshimet në “look” përbëjnë goxha diskutim kur bëhet fjalë për personazhe të njohur të showbizz-it.

I tillë qe edhe ndryshimi i Ermal Mamaqit i cili nuk ka kaluar pa ngjallur diskutime. Në fotot dhe postimet e fundit nga miqtë e tij dhe vetë ai vihet re se ndryshe nga sa jemi mësuar, Ermali ka lënë mjekër të cilën ia pamë edhe më tepër në fotot e dasmës së Ledionit dhe Sarës.

Ka pasur nga ata që kanë menduar se ky ka qenë thjesht një veprim sponat i moderatorit siç ka pasur dhe nga ata që kanë dyshuar për dicka më shumë.

Vetë Mamaqi ka thyer heshtjen me një foto të postuar në profilin e tij në Instagram ku duket gjatë xhirimeve të një filmi me mbishkrimin “Dita 1”. Sipas burimeve titulli i filmit pritet të jetë “Dy gisht mjaltë” dhe xhirimet kanë nisur tashmë në jug të Shqipërisë. Disa prej emrave të tjerë të kastit të cilët janë zbuluar deri tani janë: Bujar Asqeiu, Olta Duku, Marjna Kondi si dhe rikthimi pas shumë vitesh mungesë i Koço Devoles.