E akuzuan për plagjiaturë: Producentët e Sanremo-s jepin vendimin për Ermal Metën – AlpeGossip
E akuzuan për plagjiaturë: Producentët e Sanremo-s jepin vendimin për Ermal Metën

E akuzuan për plagjiaturë: Producentët e Sanremo-s jepin vendimin për Ermal Metën

Mediet italiane aluduan fillimisht për plagjiaturë, por kjo u hodh poshtë shumë shpejt falë reagimit të zv.drejtorit të Rai Uno, Claudio Fasulo.

Kënga “Non mi avete fatto niente”, e dyshes Ermal Meta e Fabrizio Moro, nuk e ka ende të garantuar vijimin e garimit në Festivalin italian të këngës, “Sanremo”, por:

“Nuk bëhet fjalë për plagjiaturë. Kjo sepse autori është i njëjti dhe rregullorja parashikon mundësinë e përdorimit të teksteve të autorëve të tjerë në një masë jo më të madhe sesa 30%. Në këtë mënyrë, kjo këngë ka parametrat e mjaftueshme për të qenë një këngë e re me të gjitha efektet”, do të shprehej fillimisht zëvendësdrejtori i Rai Uno, Claudio Fasulo.

Vetëm pak çaste më vonë, sipas asaj që shkruan agjencia e lajmeve ANSA, gjatë konferencës për shtyp të tij do të saktësonte:

“Bazuar mbi elementët që vihen në diskutim do të bëhen vlerësime të mëtejshme nga studioja ligjore e Rait”.

Në lupën e “hetimit” është vënë pikërisht ngjashmëria në një pjesë të tekstit, me këngën “Silenzio” të Ambra Calvanit dhe Gabriele De Pascalit, që u prezantua në edicionin e “Sanremo”-s për të rinjtë, në vitin 2016. Edhe kjo këngë kishte për autor Andrea Febo, i njëjti që ka shkruar edhe tekstin e asaj të Metës dhe Moros.