U VDIQ VAJZA DY VITE MË PARË/ Shkolla dërgon letër që të rregjistrohet – AlpeGossip
U VDIQ VAJZA DY VITE MË PARË/ Shkolla dërgon letër që të rregjistrohet

U VDIQ VAJZA DY VITE MË PARË/ Shkolla dërgon letër që të rregjistrohet

Familjarët e një vajze e cila kishte vdekur dy ditë më parë janë shprehur mjaft të indinjuar me një letër të shkollës në qytetin e tyre.

Prindërit e Violet Stephens janë tronditur kur këshilli i shkollës u ka dërguar një letër sipas të cilës ata duhet të rregjistronin në shkollë vajzën e tyre, e cila në fakt kishte ndërruar jetë dy vite më parë, vetëm 15 muajshe.

Sipas mediave lokale, çifti disa kohë pas vdekjes së vajzës nga problemet e frymëmarrjes, ka humbur dhe djalin Artur pasi Nëna Sara ishte shtatzënë 22 javëshe.

Drejtori i Shërbimit të Këshillimit për fëmijët është shprehur “ Kjo letër nuk duhet të ishte dërguar dhe ne kërkojmë ndjesë pa rezerva për shqetësimin që ka shkaktuar”, ndërsa mësohet se Këshilli ka dërguar deri tani mbi 100 letra në familjet e fëmijëve që kanë humbur jetën.