RIKTHIM NË KOHË/ Jonida Shehu risjell në “Top Channel” një prej emisioneve më të dashur për publikun – AlpeGossip
RIKTHIM NË KOHË/ Jonida Shehu risjell në “Top Channel” një prej emisioneve më të dashur për publikun

RIKTHIM NË KOHË/ Jonida Shehu risjell në “Top Channel” një prej emisioneve më të dashur për publikun

Jonida Shehu braktisi ekranin e “Top Channel”, pas një debati me drejtuesit e këtij televizioni se kishte transmetuar reklamë pa pagesë gjatë puntatës së “Pasdite në Top Channel”, ku e ftuar ishte Rezarta Shkurtra.

Mirëpo gjithçka u harrua pasi moderatorja do të rikthehet sërish në “Top Channel” këtë sezon, me një projekt të ri. Burime pranë “Politiko.al” kanë zbuluar se Jonida do të risjellë emisionin “Natën Vonë”, të cilin e ka realizuar edhe vite më parë në televizionin “Ora News”. Ajo do të jetë moderatore dhe autore e programit.

Më herët në një intervistë për “Edicioni Veror”, Jonida u shpreh entuziaste për sfidën e re që do të startojë në shtator.

“Drejtuesit e rinj më propozuan të bëja diçka të re që në fakt më pëlqen shumë. Është një format show por jo spektakël. Shumë personazhe do të mblidhen çdo të hënë nga ora 10 deri në orën 12 pa 5. Një festë private ku njerëzit do të shprehen.” – tregoi Jonida Shehu për projektin e ri.

Nga ana tjetër, ajo ka nisur emisionin “Jonida Podcast” në Youtube, ku moderatorja fton personazhe të njohur dhe të panjohur, të cilët rrëfejnë jetën e tyre.

 

@pasditenetopchannel @kohar_tirana

A post shared by Jonida (@jonida.shehu) on

@pasditenetopchannel java sapo ka nisur 👍👍👍

A post shared by Jonida (@jonida.shehu) on