Kate Middleton ka qenë një ndikim i madh tek krijimi i shijeve të modës gjatë viteve të fundit. Por tani që doli në skenë Meghan Markle, sikur po ia merr goxha vëmendjen. I hedhim një sy të shpejtë stilit të të dyjave:
- Si aktore, Meghani ka goxha eksperiencë kur vjen fjala tek veshjet në tapetin e kuq. Por duhet të kemi parasysh rregullat shtrënguese të familjes mbretërore që nuk e lejojë të veshe absolutisht cfarë të dojë. Shijen personale sidoqoftë ajo do s`do, do e fusë!
Kate ka marrë pjesë dhe ajo në plot premiera filmash. Në 2012-tën tek “War Horse“, zgjodhi të mbante një fustan të gjatë me dantellë.
- Përgjithësisht, qasja e saj në raste të ngjashme ka qenë elegante
Meghan preferon duket fustanet e puthitur pas trupit
E ndonjëherë dhe pamjen “sport“ , edhe për evente
Më parë i gjente goxha përdorim edhe lëkurës
Kur i duhet të shkojë në evente, Kate nuk i ndjek shumë tendencat mesa kemi vënë re
Por preferon të qëndrojë tek klasikja
Edhe atëherë kur përpiqet t`i japë pak jetë veshjes, sic është rasti i këtij fustani me topa, prerja prapë klasike mbetet
Meghani duket pak më “moderne“ por që kur u bë dukeshë, sikur ka nisur ta ndryshojë stilin dhe ajo.