DIVORCI I BUJSHËM/ Angelina Jolie dhe Brad Pitt “ribashkohen” sërish për shkak të… (FOTO) – AlpeGossip
DIVORCI I BUJSHËM/ Angelina Jolie dhe Brad Pitt “ribashkohen” sërish për shkak të… (FOTO)

DIVORCI I BUJSHËM/ Angelina Jolie dhe Brad Pitt “ribashkohen” sërish për shkak të… (FOTO)

Një armëpushim mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt pasi fëmijët janë më të rëndësishëm se lufta e tyre.

Një armëpushim mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt pasi fëmijët janë më të rëndësishëm se lufta e tyre.

Mirëpo, dy yjet e Hollivudit, kanë vendosur, nëse jo një paqe, të paktën një armëpushim sa i takon fëmijëve, duke gjetur një marrëveshje të përbashkët për kujdestarinë e tyre. Ku fundi i gjithë kësaj është në pritje të firmës vendimtare që do të finalizojë “më në fund” divorcin.

Bëhet e ditur se të dy kanë thirrur një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve, e cila ishte planifikuar në ditët e fundit, pikërisht në bazë të marrëveshjes së përkohshme të arritur mes të dyve, njofton shtypi amerikan.

Arritja e këshillimit të tyre për këtë mënyrë më “paqësore” drejt një divorci konsensual, kanë qenë avokatët e çiftit dhe të dyja palët kanë rënë dakord mbi propozimin.

Mirëpo, detajet e këtij armëpushimi të përkohshëm nuk kanë rrjedhur ende, por ajo që është e sigurt, është se për një kohë, të dy, Brad dhe Angelina duhet të lënë mënjanë akuzat reciproke në emër të qetësisë së gjashtë fëmijëve të adoptuar dhe ata natyrorë: Maddox prej 17 vjetësh , Pax e 14, Zahara e 13, Shiloh e 12 dhe binjakët Vivienne dhe Knox e 10.