Ed Sheeran martohet fshehurazi me Cherry Seaborn – AlpeGossip
Ed Sheeran martohet fshehurazi me Cherry Seaborn

Ed Sheeran martohet fshehurazi me Cherry Seaborn

Ed Sheeran ka nxitur spekulimet se është martuar.

Këngëtari njoftoi fejesën me Cherry Seaborn në janar.

Dhe tani ka lënë të nënkuptohet se është martuar fshehurazi.

Ndërsa gazetari po e pyeste yllin e muzikës për planet e martesës: A e ke zgjedhur datën? Ku do të zhvillohet?,Sheeran heshti përpara se të buzëqeshte dhe të tregonte unazën që mbante në dorën e majtë.

Ai qeshi dhe tha “Yeah” kur gazetari u shpreh: “Kjo është emocionuese”.

Dhe pyetjes sesi arriti ta menaxhonte këtë, këngëtari i ‘Shape Of You’ iu përgjigj: “Unë kurrë nuk do të bëj asgjë publike gjithsesi.”