Lidhja që kanë gishtat me organin gjenital mashkullor, si përcaktohet gjatësia - AlpeGossip
Lidhja që kanë gishtat me organin gjenital mashkullor, si përcaktohet gjatësia

Lidhja që kanë gishtat me organin gjenital mashkullor, si përcaktohet gjatësia

Pjesët e trupit janë të lidhura në mënyrat nga më të çuditshme. E dini se gjatësia e gishtit tregues mund të nxjerrë në pah gjatësinë e penisit? Nëse po, atëherë ne po iu rendisim 10 lidhjet e çuditshme mes pjesëve të ndryshme të trupi.

1.Ç’TREGON ZËRI JUAJ RRETH GJATËSISË?

Kërkues nga Universiteti i Uashingtonit kanë dalë në përfundimin se dëgjuesit mund të dallojnë gjatësinë e folësit edhe nëse nuk e shohin atë. Kjo, sepse zëri në kushte normale zvogëlohet me rritjen e gjatësinë. Nëse i keni kërkuar dikujt më të gjatë se ju të, ngrejë zërin, tani e dini pse.

2.Ç’TREGOJNË SYTË RRETH TRURIT?

“Gropat” në cepat e syrit tregojnë më së miri sa i shëndetshëm është truri juaj, sipas raportimeve të “Shkencës Psikologjike”.

Studimi tregon se njerëzit me vena më të gjera në këto “gropa” kanë rezultate më të ulëta në testet e inteligjencës në moshën e mesme. Arsye kjo për të kontrolluar sytë çdo vit.

3.Ç’TREGON LËKURA JUAJ RRETH PRESIONIT TË GJAKUT?

Rrudhat nuk janë thjesht tregues të plakjes, ato mund të paralajmërojnë probleme me zemrën, thotë një studim i Revistës së Gjerontologjisë.

Sipas studimit, është vërejtur se personat me më pak rrudha kanë një presion të ulët të gjakut dhe kanë rrezik të ulët për problemet me zemrën.

4.Ç’TREGOJNË DUART RRETH PENISIT?

Burrat që kanë gishtin tregues më të shkurtër se gishti i tyre i unazës, mund të kenë penis më të madh, sipas kërkimeve të studiuesve koreanë.

“Kjo sepse testosteroni, hormon seksual mashkullor, kontrollon si penisin edhe gjatësinë e gishtave kur muskujt janë akoma fetus.” thonë studiuesit. Kini kujdes kur tregoni duart djema.

5.Ç’TREGOJNË KËMBËT RRETH EREKSIONIT?

Vuani nga Sindroma e Dhimbjeve të Këmbës (SDHK)? Problemi mund të jetë më shqetësues seç mendoni.

Sipas Shkollës së Mjekëve të Universitetit të Harvardit, te meshkujt që kanë të paktën 5 raste të shfaqjes së kësaj sindrome çdo muaj, ekziston mundësia 50% e keqfunksionimit të ereksionit. Kjo lidhet me nivelin e ulët të dopaminës, lëndë kimikë që shkakton kënaqësi.

6.Ç’TREGOJNË GISHTAT RRETH RREZIKUT TË KANCERIT?

Teksa një gisht i gjatë tregues mund t’ju japë një “shkop” të shkurtër, ja një tjetër tregues. Ky gisht tregon se rreziku për kancer të prostatës është tepër i ulët sipas Revistës Britanike të Kancerit. Ç’kemi bërë që ta meritojmë këtë?!

7.Ç’TREGOJNË DHËMBËT RRETH TRURIT?

Kërkimet e Revistës Amerikane të Gjeriatrisë sugjerojnë se aftësia për të përtypur mund të parashikojë rrezikun e Demetia-s, sëmundje kronike e trurit.

Mos u shqetësoni, studiuesi thonë se nuk janë të sigurt nëse çrregullimet në përtypjen e ushqimeve sjellin domosdoshmërish probleme në tru. Gjithsesi, kujdesi dentar në çdo kohë të vitit do të bënte vetëm mirë.

8.Ç’TREGON PULSI PËR ZEMRËN TUAJ?

Fleksibiliteti ose përkulshmëria e aortës së zemrës mund të matet lehtësisht duke matur pulsin në gishtat tuaj sipas kërkimeve të Universitetit të Lowa.

Aorta është një arterie, “ngurtësimi” i së cilës mund të rrisë rrezikun e një ataku kardiak. Tani, mjekët mund të masin pulsin me anë të një ekrani dhe të shmangin ngurtësimin e aortës.

9.Ç’TREGON GJUMI RRETH SYVE?

Njerëzit të cilëve u ndalet frymëmarrja gjatë gjumit janë dyfish të ekspozuar ndaj Glaukomës, sëmundje që pason humbje të shikimit brenda 5 viteve. Kështu kanë rezultuar kërkimet nga Taivan.

Kur ju nuk merrni frymë normalisht teksa flini, mungesa e oksigjenit shkakton dëmtime të nervave optikë ose disnivel të gazeve në gjak – të dyja shkaktare të glaukomës.

10.Ç’THONË BUZËT RRETH MEMORIES?

Kush do ta mendonte që buzët mund të rrisnin rrezikun për sëmundjen e Dementias dhe Alzheimerit, sëmundje që shkakton humbje të arsyes? Epo, ky është rezultati i arritur nga Universiteti i Kolumbisë. Rezultati u arrit nga ndjekja e të rriturve nga mosha 59 dhe 79 vjeç për plot 8 vite. Dhe personat që përdornin më shpesh buzët jo për të folur, kishin probabilitetin më të madh për të pasur një memorie të keqe, për shkak të rrezikut për herpes 1 dhe herpes 2. Kësaj i thonë ruaj buzët për të ruajtur kujtesën!