A do t’i ngrish vezët si Bleona? Kjo është përgjigjja e zgjuar e Albana Osmanit – AlpeGossip
A do t’i ngrish vezët si Bleona? Kjo është përgjigjja e zgjuar e Albana Osmanit

A do t’i ngrish vezët si Bleona? Kjo është përgjigjja e zgjuar e Albana Osmanit

Ngrirja e vezëve që Bleona, këngëtarja e njohur shqiptare, bëri publike disa muaj më parë, u bë virale me shpejtësinë e dritës. Komentet shpërthyen në rrjetet sociale, nga fansat e saj, nga mediat e portalet. Ndikimi sidomos në publikun shqiptar qe aq i madh saqë u kthye në çështje dite.

Zhurma që shkaktoi, siç bën, në fakt, gjithmonë Bleona, pati ndikim te të gjithë. Megjithëse u përball me lloj-lloj reagimesh, Bleona e shpjegoi veprimin e saj me argumentin se, sido që të shkojë, ajo do t’i ruajë vezët të freskëta derisa të gjejë momentin e volitshëm për të sjellë në jetë një fëmijë.

As fëmijëve nuk u ka shpëtuar ajo që bëri Bleona. Të paktën, këtyre të Piter Panit jo që jo. Meqenëse Bleonën nuk e kanë përballë ta pyesin si është kjo puna e vezëve të ngrira, shfrytëzuan Alban Osmanin, moderatoren e njohur të ekranit, e cila ishte sot e ftuar dhe u përball me pyetjet e tyre pikante.

Dhe me më pikanten ndër të tjera: “Bleona, që ka të njëjtën moshë moshë me ty, i ka ngrirë vezët. Po ti do t’i ngrije? – ishte pyetja e rrufeshme për Albanën, e cila, po rrufeshëm, iu përgjigj: “Do të preferoja të ngrija burrat më mirë…. është ide më e mirë” – tha ajo, por përtej shakave, tha se mënyra që zgjodhi Bleona, përtej formës demonstrative, ka në bazë një gjë shumë të mirë, që është sensibilizimi: “Ajo çfarë ka bërë Bleona është një lloj sensibilizimi për të gjitha vajzat, është diçka shumë e mirë për të ardhmen e tyre. Unë jam pak më e vogël se Bleona, por vezët i kam ruajtur mirë në frigoriferin tim.”