E ZBULUAM/ Grimieri i Meghan Markle sapo tregoi sekretin si duken qukat e saj sipër makijazhit (FOTO) – AlpeGossip
E ZBULUAM/ Grimieri i Meghan Markle sapo tregoi sekretin si duken qukat e saj sipër makijazhit (FOTO)

E ZBULUAM/ Grimieri i Meghan Markle sapo tregoi sekretin si duken qukat e saj sipër makijazhit (FOTO)

Të gjithë kemi një pyetje që pas dasmës së Meghan Markle: Si arrin grimieri i saj që të mos fsheh qukat pavarësisht makijazhit?

Daniel Martin është personi që fshihet pas makijazhit të dukeshës, për të cilën qukat janë një nga tiparet më të preferuara.

Eksperti tregon se e vendos kremin pudër në mënyrë selektive dhe më pas përdor një furçe për ta hequr.

Ai zbulon gjithashtu se zgjedh një krem pudër me përmbajtje uji, në mënyrë që grimi të qëndrojë sa më gjatë (The Silk Canvas).

“Nëse fytyra ka ndonjë skuqje, atëherë duhet ta vendosni kremin pudër në zonën e ballit, rreth hundës dhe te sytë për njollat e zeza. Unë përdor një furçe për të përzier grimin dhe për të hequr atë të tepërtin”, tha Daniel për “E!News”.

Ai tregoi se Meghan e bën vetë makijazhin kur merr pjesë në evente dhe nuk kërkon ndihmën e profesionistëve.