Ja si mund të parandalohet fruthi tek fëmijët – AlpeGossip
Ja si mund të parandalohet fruthi tek fëmijët

Ja si mund të parandalohet fruthi tek fëmijët

Vaksinimi kundër fruthit për fëmijët, sipas Kalendarit Bazë të Vaksinimit, është mbrojtja më e mirë për të parandaluar fruthin si dhe për të ulur rastet e vdekjeve nga fruthi.

Vaksina kundër fruthit është përdorur qysh në vitet 1960, është e sigurt dhe efektive. Në nivel global vdekjet nga fruthi janë zvogëluar mjaft vitet e fundit për shkak të aplikimit të vaksinës.

Për të parandaluar fruthin, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon vaksinimin e të gjithë fëmijëve si dhe të rriturve që janë në rrezik për t’u infektuar, për të cilët kryerja e vaksinës së fruthit nuk është e kundërindikuar.

Vaksina e fruthit aplikohet së bashku me vaksinën kundër rubeolës dhe shytave.

Për të siguruar mbrojtje të sigurt dhe për të parandaluar shpërthimet rekomandohen të bëhen dy doza të vaksinës. Kjo sepse rreth 15% e fëmijëve të vaksinuar nuk fitojnë imunitet nga bërja vetëm e dozës së parë.