SHAKAJA MES MOTRAVE PËRFUNDON NË TRAGJEDI/ 17-vjeçarja bie nga çatia dhe vdes – AlpeGossip
SHAKAJA MES MOTRAVE PËRFUNDON NË TRAGJEDI/ 17-vjeçarja bie nga çatia dhe vdes

SHAKAJA MES MOTRAVE PËRFUNDON NË TRAGJEDI/ 17-vjeçarja bie nga çatia dhe vdes

Një adoleshente ka humbur jetën teksa ka dashur ti bëjë një shaka motrës së saj.

Loja që 17-vjeçarja Danielle Marag donte ti motrës së saj përfundoi në një tragjedi të vërtetë. Adoleshentja, e cila banon në Holloway në veri të Londrës, i mori telefonin motrës së saj dhe u ngjit në çati për tu fshehur në mënyrë që e motra të mendonte se e kishte humbur Iphone-n.

Vajza u zvarrit për tu ngjitur në çati, por sapo arriti, humbi ekuilibrin dhe ra në tokë. Fatkeqësisht për vajzën nuk pati mundësi mbijetese, pasi dëmtimet e pësuara nga përplasja në pllaka, ishin aq të mëdha, sa i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. “Il mattino” shkruan se atë mbrëmje Danielle po mësonte për provimin e patentës dhe ishte në dhomë me motrën 14 vjeçe.

“Ishte e lumtur, merrej me shumë gjëra. Në shkollë shkëlqente. Ishte vetëm një adoleshente normale. Atë ditë ishte shumë e emocionuar pasi ishte duke marrë patentën dhe teksa po studionte vendosi ti bëjë shaka së motrës,”- tha për mediat lokale babai i të ndjerës, Charles Maragh.