Për kocka më të forta konsumoni këto ushqime – AlpeGossip
Për kocka më të forta konsumoni këto ushqime

Për kocka më të forta konsumoni këto ushqime

Kockat janë tepër të rëndësishme për shëndetin, jo thjesht për pjesën e muskujve dhe strukturën e trupit, por edhe si mbrojtëse të të gjithë organeve. Kockat kontribuojnë në mënyrë aktive për të mbrojtur shëndetin, duke prodhuar qelizat e gjakut dhe duke ruajtur kalcium dhe fosfor, dy minerale të rëndësishëm për shëndetin.

Ajo çfarë duhet vërejtur në lidhje me kockat është aftësia e tyre për rigjenerim. Nëpërmjet një procesi të quajtur rimodelim, kockat tona thyhen vazhdimisht dhe e rindërtojnë veten e tyre, duke bërë që organizmi ynë të ketë një skelet krejtësisht të ri rreth çdo dhjetë vjet.

Për shumë vite, trupi jonë ndërton kockë të mjaftueshme për të zëvendësuar atë që humb, duke krijuar një skelë të fortë kalciumi, fosfati dhe kolagjeni. Por, rreth moshës 35 deri në 40 vjeç, kockat fillojnë të prishen më shpejt se sa mund të rindërtohen, duke çuar në densitetit të ulët të kockave dhe potencialisht, me kalimin e kohës, në osteoporozë. Lajmi i mirë është se ka disa hapa që mund të ndërmerrni për të ndihmuar kockat të qëndrojnë të shëndetshme.

Konsumoni kalcium të shoqëruar me vitaminë D
Tashmë e dimë atë që thuhet se kalciumi është elementi ushqyes kryesor për ndërtimin e kockave të forta, por studimet kanë treguar se kjo lëndë ushqyese nuk ka edhe aq efekt, nëse nuk shoqërohet me vitaminë D.

Kalciumi ka nevojë për vitaminën D, në mënyrë që të absorbohet mjaftueshëm nga trakti i tretjes. Ndërsa disa mjekë rekomandojnë suplemente kalciumi për shëndetin e kockave, ka pikëpyetje nëse diçka e tillë është e shëndetshme (disa studime kanë sugjeruar se mund të dëmtojë zemrën). E mira është që të konsumojmë 1000 miligram kalcium në ditë përmes ushqimit. Nëse jeni dikush që nuk e pëlqeni qumështin, mos u shqetësoni: Lakra me gjethe jeshile, bajamet etj, mund të jenë burim i mirë i kësaj lëndë ushqyese.

“Pini çfarë del nga rubineti”

Shumë alkool mund të ulë densitetin e kockave, por është interesante që konsumimi i rreth 0.35 litër birrë në ditë mund të ketë efekt të kundërt.
Kërkimet kanë zbuluar se gratë që pijnë pak a shumë mesatarisht në këtë masë kanë masë kockore më të madhe se ato që nuk pijnë. Fuqia e birrës për të ndërtuar kockat mund të lidhet me nivelet e larta të silicit dhe fitoestrogjeneve, të cilët mbrojnë kundër humbjes së kockave.