Victoria Beckham e emocionuar, feston 10-vjetorin e markës së saj – AlpeGossip
Victoria Beckham e emocionuar, feston 10-vjetorin e markës së saj

Victoria Beckham e emocionuar, feston 10-vjetorin e markës së saj

Së fundmi Victoria Beckham ka festuar 10 vjetorin e krijimit të markës së saj. Victoria prezantoi koleksionin e saj në ‘London Fashion Week’. Bashkëshorti, David së bashku me fëmijët, prindërit dhe motra e saj ishin të gjithë të ulur në rresht të parë për të mbështetur Victorian. Pavarësisht se ka vite që merret me këtë punë, 10-vjetori i krijimtarisë së saj ishte mjaft i veçantë.

Pas prezantimit të veshjeve të saj, Victoria u shfaq mjaft e emocionuar dhe triumfuese. Ashtu si çdo herë tjetër ajo dukej mjaft e thjeshtë dhe elegante në të njëjtën kohë. Koleksioni i saj SS19 ishte i pasur me silueta klasike dhe me ngjyra mjaft të guximshme.