Pse nuk e bën operacion? Komentuesja i shan hundën dhe Klaudia Pepa i përgjigjet kështu (FOTO) – AlpeGossip
Pse nuk e bën operacion? Komentuesja i shan hundën dhe Klaudia Pepa i përgjigjet kështu (FOTO)

Pse nuk e bën operacion? Komentuesja i shan hundën dhe Klaudia Pepa i përgjigjet kështu (FOTO)

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, është vënë shpesh në shënjestër të ndjekësve në rrjetet sociale. Dhe arsyeja kanë qenë fotot e saj me poza provokuese ose zhveshjet.

Por një postim i ditës së sotme i balerinës duket se ka ngacmuar një prej ndjekësve të saj, për t’i bërë një pyetje lidhur me pamjen e jashtme.

“Pse nuk e bën operacion hundën, e ke shumë keq?”, është komenti i një vajze, të cilës Klaudia vendosi t’i përgjigjej.

“Më pëlqen kështu siç e kam”, shkroi balerina me emoji-n e një puthjeje në fund.

Ndërsa poshtë komentit të saj dallohet ai i motrës, Pamelës, që shkruan me batutë: “Bëje, bëje”.