ërko në tregun e perimeve afër shtëpisë për disa mollë të lira, më të lirat. Merr edhe disa qirinj dhe bëhu gati të zbukurosh sipas sezonit tavolinën e ngrënies.
Nëse ke një darkë, do festoni më miqtë tuaj ardhjen e sezonit të vjeshtës dhe do ngrini një dolli për dimrin. Bëjeni duke ruajtur temën e sezonit.
Çfarë të duhet:
Mollë
Qirinj të vegjël
Uthull molle
Luge akullore
Si ta bëni:
Për ti rritur jetëgjatësinë mollëve përpara se ti prisni është e këshillueshme t’iu bëni një banjë me uthull molle. Kështu do jetojnë më gjatë se darka.
Pasi i keni larë, rreth një 30 minuta ose një orë para darkës, është koha për ti bërë mollët gati.
Sigurisht që do e prisni mollën nga pjesa e sipërme, duke e futur maksimumi një centimetër thellë lugën. Nxirreni jashtë masën e mollës që hoqët dhe vendosni qirinjtë.
Mund të përdorni lëng limoni apo ujë të kripur për të parandaluar zverdhjen e tyre.
Është e bukur dhe origjinale, e thjeshtë dhe nuk merr shumë kohë.






![Menjëherë pas lidhjes Marina Fara ka probleme me të dashurin e saj? Ka dy fjalë për t’i thënë [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/05/Magjiiddd-400x223.jpg)








