Për nderë të veprës së tyre, u mbajtën homazhe e më pastaj një akademi përkujtimore dedikuar dy dëshmorëve, eshtrat e të cilëve i sollën në vendlindje.
Gjatë ditës së sotme, Leonora dhe familjarët e saj i priti në një takim presidenti Hashim Thaçi, i cili dekoroi Qazim Jakupin me urdhërin Hero i Kosovës.
Pas kësaj, Leonora vizitoi varrin e babait, e në një foto që ndau me ndjekësit ajo shkroi “Sa mirë me të pasë afër BAB!”.