“Pse ike nga ‘Klani’”? Nevina Shtylla jep përgjigjen që askush nuk e priste (FOTO) – AlpeGossip
“Pse ike nga ‘Klani’”? Nevina Shtylla jep përgjigjen që askush nuk e priste (FOTO)

“Pse ike nga ‘Klani’”? Nevina Shtylla jep përgjigjen që askush nuk e priste (FOTO)

Nevina Shtylla ka qënë një nga emrat më të përfolur të showbiz-it shqiptar së fundmi. Largimi i saj nga televizioni “Klan” dhe zhvendosja në “Top Channel” krah Edi Manushit në drejtimin e emisionit “Procesi sportiv” ngjalli shumë polemika mes ndjekësve të saj.

Pasi një nga ndjekësit e pyeti: “Pse ike nga ‘Klani’? ‘Klani’ të bëri kjo që je sot…”

Nevina ka reaguar duke treguar arsyen e vërtetë të ndryshimit të madh në karrierën e saj televizive.

“Kjo që jam sot vjen falë të tjerë faktorëve, me në krye familjen time! Kam punuar me shumë përkushtim për gjithçka dhe besoj se e kam merituar çdo feedback pozitiv dhe mbështetjen tuaj. ‘Klan-it’ i jam mirënjohëse për një sezon fantastik, por në ‘Top Channel’ them se do të arrij maksimumin tim, me një investim të vazhdueshëm e mbi të gjitha të mirëmenduar” – ka shkruar moderatorja.