MARIO DEKLAROI SE ËSHTË GEJ/ Reagon publikisht Oriola Marashi: Është shumë e vështirë të… – AlpeGossip
MARIO DEKLAROI SE ËSHTË GEJ/ Reagon publikisht Oriola Marashi: Është shumë e vështirë të…

MARIO DEKLAROI SE ËSHTË GEJ/ Reagon publikisht Oriola Marashi: Është shumë e vështirë të…

Ditën e djeshme, pasi mori çmimin “American Influencer Award”, grimieri shqiptar Mario Dedivanoviç, me lot në sy deklaroi publikisht se është gej. “Dua t’iu them diçka të rëndësishme vëllezërve dhe motrave të mia shqiptare. Po ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë, zemrën dhe shpirtin, sepse shumë vajza dhe djem në botë po rriten me dhimbjen që unë jam rritur. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë”, u shpreh ai.

Pas fjalimit të tij, publiku filloi ta duartrokiste dhe të shumtë janë VIP-at që e kanë mbështetur duke e vlerësuar shumë për guximin. Mes të tjerëve, edhe modelja shqiptare Oriola Marashi, është ndjerë krenare teksa e ka dëgjuar të mbajë një fjalim të atillë para një numri të madh njerëzish, duke pasur besim te vetja.

Oriola ka publikuar një foto të tij në Instastory dhe ka shkruar: “Cdo njeri duhet ta pranojë veten, kjo është e vetmja mënyrë për të qenë i lirë. Faleminderit Mario per mesazhin që iu jep shqipëtarëve pavarësisht se është shumë e vështirë të ndryshosh një mentalitet të ndryshkur me vite, por ndryshimi fillon nga vetja, nëse ti nuk e pranon veten dhe mënyrën si të ka fal Zoti, askush nuk do ta bëjë. Prandaj do doja t’iu thoja të gjithëve kurrë mos u dorëzoni dhe mos bini pre e opinioneve shqiptare, vazhdoni bëni tuajën dhe puna do t’iu coj aty ku e meritoni! Duajini të gjithë dhe mos diskriminoni askënd, sepse nuk jemi askush për ta bërë. Thjesht pranimi është mesazhi më i mirë që mund të japim. Krenare për ty Mario!”