EKSPERTËT/ 4 shenjat që vërtetojnë se lidhja e dashurisë po avancon më shumë seç duhet (FOTO) – AlpeGossip
EKSPERTËT/ 4 shenjat që vërtetojnë se lidhja e dashurisë po avancon më shumë seç duhet (FOTO)

EKSPERTËT/ 4 shenjat që vërtetojnë se lidhja e dashurisë po avancon më shumë seç duhet (FOTO)

Kur nis një lidhje të re dashurie, është shumë e lehtë të rrëmbehesh menjëherë dhe nuk e kupton se po ecën me hapa galopantë. Por sipas ekspertëve, duhen marrë hapa të sigurtë dhe të ngadaltë për të qënë në paqe me veten në të ardhmen.

Por cilat janë shenjat që paralajmërojmë se po ecim “me vrap”:

Takoheni më shumë se dy herë gjatë javës

Kur sapo ke nisur të njihesh për herë të parë me dikë, bëj të vështirën/in dhe takoje një herë në javë dhe më pas reflekto mbi takimin. Nëse të pëlqen, atëherë hidhu në sulm!

Nuk qëndron dot një orë pa i dërguar mesazh

Mos merrni kot të flisni 24 orë non stop në telefon! Planifikojini bisedat dhe vononi përgjigjet. Në këtë mënyrë, ai/ajo nuk do të humbasi interesin tek ju.

Takon prindërit

Kur takon prindërit e partnerit/es, atëhere dijeni se lidhja juaj është shumë po shumë serioze. Të paktën, pa kaluar tre muaj së bashku mos ndërmerr asnjë veprim të tillë. Është shumë herët!

Sapo ke mbyllur një marrëdhënie tjetër

Nëse sapo i ke thënë mirupafshim një lidhje dashurie dhe nis menjëherë tjetrën, është një shenjë që duhet të qetësohesh dhe të marrësh frymë. Nuk ka një kohë specifike sesa muaj duhet të qëndrosh vetëm, ama duhet aq kohë sa të marrësh frymë lirshëm.