PO TI PO VJEN? Moderatorja e njohur del në protestë me studentët (FOTO) – AlpeGossip
PO TI PO VJEN? Moderatorja e njohur del në protestë me studentët (FOTO)

PO TI PO VJEN? Moderatorja e njohur del në protestë me studentët (FOTO)

Po mbahet sot dita e katërt e protestës së studentëve para Ministrisë së arsimit. Kësaj proteste i është bashkuar edhe moderatorja e njohur dhe ndër më të komentuarat në media, Fatma Methasani.
Fatma ka postuar një foto në Instastory ku tregon vendndodhjen dhe i bën thirrje ndjekësve të bashkohen me ta.

“Po ti po vjen?”
Unë jam me studentët”, shkruan Fatma.

Kujtojmë që studentët kanë 8 kërkesa:

Përgjysmim i tarifës së studimi

Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.

Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.