“I LASHË NJË POROSI…”/ Çiljeta Xhilaga rrëfen e prekur momentet e fundit me të atin (VIDEO) – AlpeGossip
“I LASHË NJË POROSI…”/ Çiljeta Xhilaga rrëfen e prekur momentet e fundit me të atin (VIDEO)

“I LASHË NJË POROSI…”/ Çiljeta Xhilaga rrëfen e prekur momentet e fundit me të atin (VIDEO)

Babai i Çiljeta Xhilagës humbi jetën disa ditë më parë pas një beteje disa ditore me Covid-19. Ai po trajtohej në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte luftën me virusin tinëzar. Lajmin e trishtë e konfirmoi edhe Çiljeta, që bëri një postim zemërthyes në rrjete sociale.

Ndërkohë së fundmi në një intervistë për emisionin “Jashtë loje”, Çiljeta ka rrëfyer e prekur momentet e fundit me të atin. Ajo tha se para se ta përcillnin për në banesën e fundit i dha të atit një porosi, të cilën e kishte shumë merak. Këngëtarja u shpreh se ende nuk e beson që i ati është ndarë nga jeta, sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt.

“Ndonjëherë nuk e besoj, sepse më duket sikur është akoma në shtëpi dhe do e marr në celular. Kam pasur një baba shumë fisnik. Kur ishte për t’u diskutuar më kollaj merresha vesh me babin se me mamin, ai thoshte gjithmonë 2 fjalë dhe të sakta. Nuk më ka lënë asgjë mangët, më çonte kudo. Gjithmonë thosha me regjimin që mbante do shkonte 100 vjeç.

Besimi në Zot më ka bërë shumë të fortë tek pjesa e vdekjeve, sepse më parë e kisha fobi të shkoja në varreza apo të shohë njerëz të vdekur. Nuk kam për ta harruar kurrë në jetën time, ditën që përcollëm babin për në banesën e fundit i thashë atij djalit kur e hapi arkivolin të lutem t’i lë një porosi babit. I lashë një porosi që e kisha shumë merak. I thashë babi mos harro kur të dalësh përpara Allahut mos harro 5 gjërat kryesore: Feja jote është Islami, Profeti yt është Muhamedi, Libri yt është Kurani dhe Feja jote është Islami”, rrëfeu Çiljeta.

Më pas ajo tregoi se para të përcillnin babanë për në botën e fundit, Ingrit Gjoni kishte parë në ëndërr të atin e Çiljetës.

“Merakun më të madh kisha përballjen e natës së parë me varrin. Madje Ingrit Gjoni kishte parë në ëndërr babanë tim ditën që do e përcillnim. Më tregoi sikur e kishte marrë babai im në celular nga atje ku ishte dhe e kishte pyetur si isha unë. Dhe i kishte thënë nuk kam vdekur akoma në këto momente më kanë lënë në një dhomë në pritje dhe nesër është dita. Unë me këtë mesazh mora një lloj qetësie shpirtërore dhe thashë të gjitha porositë që i kam lënë i ka dëgjuar të gjitha”, tha këngëtarja.

Më pas ajo tregoi se në të ardhmen ka vendosur të hapë një pus, për një qëllim të madh.

“Kam bërë në jetë që në të ardhmen të hapë një pus ujë dhe njerëzit të marrin ujë, sepse më kanë thënë që është gjëja më e mirë që mund të bëjë, domethënë kur prindi lë një fëmijë besimtarë mbrapa ja bën çdo gjë më të lehtë në botën tjetër”, tha Çiljeta.