TRAGJIKE/ Shuhet në vendin e punës regjisori i televizionit shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
TRAGJIKE/ Shuhet në vendin e punës regjisori i televizionit shqiptar (FOTO)

TRAGJIKE/ Shuhet në vendin e punës regjisori i televizionit shqiptar (FOTO)

Regjisori i njohur shqiptar, Roland Roshi është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur Televizioni Publik Shqiptar, ku njoftohet se regjisori humbi jetën në krye të detyrës, disa minuta përpara edicionit informativ. Edhe përsë është dërguar me urgjencë në spital, Roland Roshi ka ndërruar jetë.

Edhe i biri i tij, Ardit Roshi ka reaguar për lajmin e ndarjes nga jeta të atit përmes një postimi në “Facebook.

“Ky është statusi më i rëndë i jetës sime! Babai im, miku im, njeriu më i mirë në botë, sot ndërroi jetë! Homazhet për Prof. Roland Roshin behen neser ne oren 12:00 ne RTSH! Percjellja per ne banesen e fundit ne oren 14:00 ne Sharrë.. Do të doja të shkruja më shumë por nuk mundem”, shkruan Arditi.

Roland Roshi ka lindur dhe është rritur në qytetin e Përmetit. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, që sot njihet si Akademia e Arteve te Bukura. Ka filluar pune për herë të parë në qytetin e Fierit, ne teatrin Bylis të qytetit të Fierit, ku është shquar për rolin e Avni Rustemit, tek Drama “Dy krisma në Paris”.

Por puna e tij ka qenë e lidhur shumë edhe me regjinë. Për shumë vite ka punuar si regjisor me Estradën dhe Teatrin e Fierit. Më pas, ka vazhduar ne Radio Tirana dhe në televizion si folës lajmesh dhe si regjisor spektaklesh dhe edicionesh informative.

Homazhet në nder të regjisorit Roland Roshi, do te mbahen nesër në orën 12:00. Në hollin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.