E LIDHUR ME CHRIS BROWN? Pasi u kapën mat në diskotekë, reagon për herë të parë Rita Ora – AlpeGossip
E LIDHUR ME CHRIS BROWN? Pasi u kapën mat në diskotekë, reagon për herë të parë Rita Ora

E LIDHUR ME CHRIS BROWN? Pasi u kapën mat në diskotekë, reagon për herë të parë Rita Ora

Disa ditë më parë, Rita Ora dhe Chris Brown u kapën mat duke festuar në Itali në një diskotekë. E më pas, dolën të dy nga i njëjti hotel në Milano. Menjëherë në mediat botërore, u shpërnda me shpejtësi lajmi se Rita dhe Chris janë më shumë sesa vetëm miq të mirë dhe bashkëpunëtorë.

Ditën  e sotme, ka reaguar vetë këngëtarja Rita Ora dhe ka hedhur poshtë të gjitha lajmet në mënyrën e saj. Këngëtarja e hitit “Body on Me” ka publikuar në profilin e saj në “Insta Story” një video ku etiketon të dashurin e saj Andrew Watt.

Pra, merreni vesh njëherë e mirë, Rita vijon të jetë me Watt.

Dhe mbrëmja në Milano, nuk paska qënë asgjë më shumë sesa vetëm dy miq të mirë, që takohen krejt rastësisht në një vend të botës.