RIKTHEHET Elvana Gjata! Publikon këngën e re që po i ÇMEND të gjithë: Ku vajti… (VIDEO) – AlpeGossip
RIKTHEHET Elvana Gjata! Publikon këngën e re që po i ÇMEND të gjithë: Ku vajti… (VIDEO)

RIKTHEHET Elvana Gjata! Publikon këngën e re që po i ÇMEND të gjithë: Ku vajti… (VIDEO)

Elvana Gjata nuk di të ndalet! Vetëm dy muaj pas “Off guard”, këngëtarja ka publikuar sot hitin e ri “Ku vajti”, një këngë e shumëpritur të cilën kishte disa ditë që e paralajmëronte.

Vetëm pak minuta pas publikimit kjo këngë ritmike e që sapo ta dëgjoni do t’ju bëhet fiksim, ka thyer rekord shikueshmërie në Youtube.

Në videoklip Elvana shfaqet e veshur shumë moderne me një body të zi, pelerinë dhe xhaketë, bardhë e zi, me një kërcim futuristik shoqëruar nga një grup balerinësh.

Ky është padyshim hiti i kësaj vere e që do ta dëgjojmë në çdo radio, lokal, club, në shtëpi, në plazh, në rrugë, në makinë, kudo. Ndiqni “Ku vajti” në videon më poshtë.