PREMIERA E “HYGENOTËT”/ Rikthehet në skenën e Parisit pas 80 vitesh – AlpeGossip
PREMIERA E “HYGENOTËT”/ Rikthehet në skenën e Parisit pas 80 vitesh

PREMIERA E “HYGENOTËT”/ Rikthehet në skenën e Parisit pas 80 vitesh

“Konvertohuni, hygenotë, ose vdisni!”. Masakra e famshme por e trishtë e natës Shën Bartolomeut, që shënoi një kthesë në luftërat fetare në Francë, është në zemër të operas më spektakolare franceze, “Hygenotët”, që rikthehet në Paris pas 80 vitesh mungesë.

Për 350 vjetorin e saj, Opera e Parisit ka rifutur në repertorin e saj këtë vepër të Giacomo Meyerbeer (1791-1864), gjerman me origjinë hebreje që jetonte në Paris dhe një yll i vërtetë i operas së shekullit XIX, para se të binte në harresë kryesisht për shkak të antisemitizmit.

Një sukses i vërtetë në atë kohë, “Hygenotët” (1836), që premiera do të mbahet nesër në Operan e Bastijës, është një lloji Romeo dhe Xhuljete ku sfondi është nata e Shën Bartolomeut.

Në vitin 1572, disa mijëra protestantë francezë u masakruan nga bashkatdhetarët e tyre katolikë në Paris dhe në qytete të tjera, gjatë mbretërimit të Karlit IX dhe të nënës së tij, Katerina e Mediçit.