Gjiko mbush Elitën me dhurata të shtrenjta/ Hap portofolin plot euro në sy të ndjekësve (FOTO) – AlpeGossip
Gjiko mbush Elitën me dhurata të shtrenjta/ Hap portofolin plot euro në sy të ndjekësve (FOTO)

Gjiko mbush Elitën me dhurata të shtrenjta/ Hap portofolin plot euro në sy të ndjekësve (FOTO)

Ata janë çifti i sapo martuar më i famshëm i momentit në vendin tonë. Gjiko dhe Elita Rudi kanë treguar sot përmes postimeve në Instastory se kanë filluar muajin e tyre të mjaltit. Mirëpo veçse po pushojnë në një vend magjik, duket se reperi po kujdeset në maksimum t’i bëjë qejfin bashkëshortes së tij.

Ai ka publikuar disa Instastory ku tregon se po e mbush Elitën me dhurata dhe deri tani i ka blerë një çantë dhe një palë vathë.

Në videot e postuara Gjiko tregon se çanta që bashkëshortja e tij dontë ka kushtuar plot 200 euro dhe madje ai i ka numëruar paratë në sytë e të gjithë ndjekësve teksa e paguante.

Gjithashtu ai i bleu Elitës një palë vathë duke i thënë që ishin simbol që ai i kishte dhënë asaj një copë zemre dhe se do ja falte të gjitha.

Moderatorja dhe reperi kurorëzuar lidhjen e tyre javën e kaluar mes qindra të ftuarve.