Ellen DeGeneres dhe bashkëshortja e saj blejnë shtëpinë me vlerë marramendëse (FOTO) – AlpeGossip
Ellen DeGeneres dhe bashkëshortja e saj blejnë shtëpinë me vlerë marramendëse (FOTO)

Ellen DeGeneres dhe bashkëshortja e saj blejnë shtëpinë me vlerë marramendëse (FOTO)

Ellen DeGeneres dhe Portia de Rossi kanë blerë së fundmi një shtëpi të re në Beverly Hills për vlerën e 15 milionë dollarëve. 60-vjeçarja e njohur ka zgjedhur këtë shtëpi e cila ka një stil shumë të veçantë dhe është madhështore. Së bashku me partneren e saj, moderatorja e njohur do të zhvendoset në banesën shumë luksoze, e rrethuar plotësisht me xham.

Vila në fjalë konsiderohet një vend perfekt për argëtim, pasi ofron edhe pamje nga qyteti. Spa, disa dhoma gjumi, kuzhinë gjigande, pishinë dhe kinema janë vetëm disa nga fasilitetet që ofron shtëpia. Ellen dhe Portia janë të martuara prej vitesh dhe bashkëjetojnë. Kjo do të jetë shtëpia e dytë ku vajzat e njohura zhvendosen