Harrojeni gardërobën e Lorit/ Rita Ora tregon koleksionin gjigant të këpucëve që nuk ka fund (FOTO) – AlpeGossip
Harrojeni gardërobën e Lorit/ Rita Ora tregon koleksionin gjigant të këpucëve që nuk ka fund (FOTO)

Harrojeni gardërobën e Lorit/ Rita Ora tregon koleksionin gjigant të këpucëve që nuk ka fund (FOTO)

Rita Ora gjithnjë ka qenë në qendër të vëmendjes për zgjedhjet e veshjeve të saj në paraqitjet publike.

Ajo kujdeset shumë për pamjen dhe shpesh herë është vlerësuar për guximin në eksperimentimin e stileve të ndryshme.

Dhe nëse nuk e besoni, se Rita përpiqet shumë për të qenë ajo që është, këngëtarja na tregon përmes një videoje, koleksionin gjigant të këpucëve që zotëron.

Na duhet të themi se radha e këpucëve në dhomën e provave nuk ka fund.

Rita aktualisht po shijon suksesin e hitit “Let You Love Me” që renditet në vendin e 6-të në Mbretërinë e Bashkuar.