“NDONJËHERË E KAM SHKELUR LIGJIN”/ Eni Çobani flet “pa dorashka” dhe pranon publikisht se… – AlpeGossip
“NDONJËHERË E KAM SHKELUR LIGJIN”/ Eni Çobani flet “pa dorashka” dhe pranon publikisht se…

“NDONJËHERË E KAM SHKELUR LIGJIN”/ Eni Çobani flet “pa dorashka” dhe pranon publikisht se…

Eni Çobani ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’ në Klan. Ajo është edhe vetë pjesë e televizionit në fjalë, si ndërmjetëse e “Shihemi në Gjyq” që nga koha kur ka nisur kjo rubrikë.

Teksa zbuloi pak më shumë për jetën private, sezonin e ri të emisionit dhe planet që ka, juristja nuk i shpëtoi pyetjes për zbatimin e ligjeve.

Ajo foli hapur dhe pranoi se ka një rast kur e ka shkelur ligjin. “Më duhet ta pranoj publikisht se po, edhe unë e kam thyer ligjin, atë të normave të lejuara të shpejtësisë. Për shkak se më duhet të nxitoj për të kapur seancat e ndryshme gjyqësore.

Policia më ka ndaluar dhe këshilluar për të ulur shpejtësinë”,-shpjegon ajo. Megjithatë më tej, si për të shfajësuar veten Eni tregon se është paguese e rregullt e gjobave që merr në këto raste.