Victoria Beckham tërhiqet nga ribashkimi i “Spice Girls”?! (FOTO) – AlpeGossip
Victoria Beckham tërhiqet nga ribashkimi i “Spice Girls”?! (FOTO)

Victoria Beckham tërhiqet nga ribashkimi i “Spice Girls”?! (FOTO)

Ishin momente shumë të bukura dhe njëkohësisht shumë të shkurtra ato pasi u siguruam që vajzat e “Spice Girls” do të ribashkoheshin për një turne muzikor ndërkombëtar.

Duket se mosmarrëveshjet ndërmjet tyre kanë rinisur pasi së fundmi përflitet se Victoria Beckham dëshiron të mos japë anjë koncert dhe të mos këndojë asnjë notë muzikore.

Gjatë një interviste për “Vogue”, Victoria u shpreh se ajo dhe as vajzat e tjera nuk do të nisin asnjë turne muzikor. Ato janë mbledhur për gjëra shumë të mëdha se kjo, për projekte gjigante për të cilat po punohet shumë, për këtë aryse ato takohen shpesh për të bërë mbledhje.

Megjithëse idetë për disa koncerte muzikore ndërkombëtare nuk janë përjashtuar, ato mbeten plane të dorës së dytë të cilat mund të mos realizohen kurrë, kjo për shkak edhe të vendimit të Victorias. Sipas saj, asnjëra nga vajzat nuk ka mjaftueshëm kohë për një turne muzikor, megjithatë ato ende nuk e kanë vendosur se çfarë do t’i ofrojnë fansave të tyre.