Reperi i njohur Capital T, prej disa ditësh ka marrë rolin e një “blogeri”, duke publikuar në rrjetet sociale video nga përditshmëria e tij.
Pas videos së parë, ku ai tregonte se si e nis mëngjesin dhe çfarë bën kur të zgjohet, kësaj here, ai ka publikuar për fansat një tjetër video.
Bëhet fjalë për pjesën e ushtrimeve, pasi reperi është mjaft i dhënë pas fitnesit.
Në videon e publikuar për fansat në YouTube, Kapo tregoi se shkon në palestër me makinë, teksa gjatë gjithë kohës dëgjon muzikë hip-hop.