Të paktën 5 persona kanë vdekur pasi përmbytjet përfshinë ishullin spanjoll të Majorca gjatë natës.
Në mesin e të vdekurve ishte një çift britanik që u gjetën të vdekur brenda një taksie.
Ata po udhëtonin me automjet nëpër qytetin e Sant Llorenc des Cardassar rreth orës 8 të mbrëmjes së të martës kur një lumë aty afër doli nga shtrati dhe ‘rrëmbeu’ automjetin.
Gjithashtu shoferi i taksisë është në mes personave të zhdukur.
Taksisti punonte për Radio Taxi Cala Millor, që konfirmoi dy vdekjet dhe zhdukjen e shoferit.
Një zëdhënëse e shërbimeve emergjente tha: “Pesë vetë duke përfshirë dy shtetas britanikë kanë vdekur.Viktimat britanike po udhëtonin në një taksi që u ‘rrëmbye’ nga përmbytjet e mëdha. Trupat e tyre u gjetën brenda automjetit.”
Ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimave.
Ajo shtoi: “Ky informacion është pjesë e një hetimi në vazhdim. Puna jonë tani është e fokusuar në gjetjen e njerëzve të humbur.”
Ish-kryebashkiaku i qytetit Arta, afër Sant Llorenc, që u prek më shumë nga përmbytjet, është një nga 5 viktimat.
Rafel Gili është babai i kryetarit aktual të qytetit Tolo Gili.
Banorët e Sant Llorencit kërkuan strehim në çatitë e tyre, pasi një përrua pushtoi katin përdhes të shtëpive të tyre.