PUBLIKOHET KLIPI I “TAKI TAKI”/ Aktualisht pozicionohet si kënga më e dëgjuar në botë (VIDEO) – AlpeGossip
PUBLIKOHET KLIPI I “TAKI TAKI”/ Aktualisht pozicionohet si kënga më e dëgjuar në botë (VIDEO)

PUBLIKOHET KLIPI I “TAKI TAKI”/ Aktualisht pozicionohet si kënga më e dëgjuar në botë (VIDEO)

DJ Snake ka lançuar në Youtube videoklipin e këngës ‘Taki Taki’.

Në këtë projekt muzikor ai vjen në bashkëpunim me Selena Gomez, Ozunan dhe Cardi B.

Skenat e videoklipit janë xhiruar nga Colin Tilleynë në një shkretëtirë.

‘Taki Taki’ është pëlqyer nga publiku dhe menjëherë është ngjitur shpejt në top lista. Aktualisht është kënga më e dëgjuar në botë në Spotify dhe është në vendin e 27-të në Billboard Hot 100.

Ky klip u dha si premierë gjatë ceremonisë së mbrëmshme ‘American Music Awards’. Cardi B fitoi edhe çmimin e parë të saj si hip-hop artistja e preferuar duke lënë kështu anash reperin Drake dhe Post Malone.