Në këtë projekt muzikor ai vjen në bashkëpunim me Selena Gomez, Ozunan dhe Cardi B.
Skenat e videoklipit janë xhiruar nga Colin Tilleynë në një shkretëtirë.
‘Taki Taki’ është pëlqyer nga publiku dhe menjëherë është ngjitur shpejt në top lista. Aktualisht është kënga më e dëgjuar në botë në Spotify dhe është në vendin e 27-të në Billboard Hot 100.
Ky klip u dha si premierë gjatë ceremonisë së mbrëmshme ‘American Music Awards’. Cardi B fitoi edhe çmimin e parë të saj si hip-hop artistja e preferuar duke lënë kështu anash reperin Drake dhe Post Malone.