Femrat që pinë rregullisht aspirinë duhet ta lexojnë me patjetër këtë – AlpeGossip
Femrat që pinë rregullisht aspirinë duhet ta lexojnë me patjetër këtë

Femrat që pinë rregullisht aspirinë duhet ta lexojnë me patjetër këtë

Gratë që marrin rregullisht doza të ulëta të aspirinës, kanë më pak gjasa të preken nga kanceri ovarian (në vezore).

Një ekip studiuesish zbuluan se gratë që marrin 75 miligramë aspirinë, kishin 23 për qind më pak mundësi për zhvillimin e këtij lloj kanceri.

Marrja e një doze të vogël aspirine mund të zvogëlojë rrezikun e kësaj sëmundjeje me një të katërtën, sipas studimit të Universitetit të Harvardit në 205,000 gra.

I njëjti efekt nuk vlen për doza të mëdha të tabletave 300 mg, ndoshta për shkak se ato nuk merren për një kohë të gjatë.

Mjekët zakonisht e rekomandojnë aspirinën në doza më të ulëta për të parandaluar problemet e zemrës, pasi ndalon mpiksjen e gjakut.

Kanceri i vezoreve është i pesti në frekuencën midis sëmundjeve malinje te femrat. Ai quhet një “vrasës i heshtur”, pasi shkakton simptoma të vonuara dhe në 3/4 raste zbulohet në një fazë të zhvilluar, kur shërimi është i pamundur.