AJKA MBUSH 3 MUAJ/ Xhensila dhe Besi organizojnë darkë mes VIP-ave (FOTO) – AlpeGossip
AJKA MBUSH 3 MUAJ/ Xhensila dhe Besi organizojnë darkë mes VIP-ave (FOTO)

AJKA MBUSH 3 MUAJ/ Xhensila dhe Besi organizojnë darkë mes VIP-ave (FOTO)

3 muaj më parë Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë për herë të parë prindër. Këngëtarja solli në jetë një vajzë, fryt i dashurisë së tyre disa vjeçare. Princeshën e tyre Xhensila dhe Besi vendosën ta quanin Ajka, një emër ky shumë i veçantë.

Dje Ajka mbushi 3 muaj dhe në këtë ditë të rëndësishme për familjen Kallaku, Xhensila dhe Besi organizuan një darkë me familjarët dhe miqtë, disa prej tyre personzhe të njohur të ekranit si Erion Isai, Olsi Bylyku, Ardit Gjebrea me familjen etj.

Disa foto nga darka i ka postuar Besi ku shohim tavolinën me të ftuarit ndërsa motra e Xhensilës ka postuar një foto me këngëtaren e cila në këtë mbrëmje kishte zgjedhur të vishej me një fustan të gjatë, të verdhë me lule.