ART ME NUDON/ Piktori Pashk Përvathi vjen me ekspozitë ndryshe (VIDEO) – AlpeGossip
ART ME NUDON/ Piktori Pashk Përvathi vjen me ekspozitë ndryshe (VIDEO)

ART ME NUDON/ Piktori Pashk Përvathi vjen me ekspozitë ndryshe (VIDEO)

Thuajse të gjithë kemi dëgjuar për piktorin e talentuar Pashk Përvathi, i dalluar më tepër si piktori i koloreve dhe natyrës.

Kësaj rradhe ai ka vendosur të vijë me një ekspozitë të re të titulluar ‘Ndryshe’, në të cilën për herë të parë do ta shohim atë me punimet e tij nudo dhe portret.

Piktori ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi më tepër për realizimin e pikturave të tij. Ai tha se rrugëtimi i pikturave nudo për të mbyllet këtu dhe se do t’i rikthehet sërish peisazheve.

Ekspozita me pikturat nudo dhe portrete e Pashk Përvathit do të çelet nesër në orën 18:30 në Muzeun Kombëtar dhe do të qëndrojë e hapur për 10 ditë.

“Janë vepra të dy viteve të fundit që zgjuan tek unë dëshirën për një ekspozitë të këtij lloji. Kisha dëshirë t’ia servirja publikut edhe këtë pjesë të profilit tim që unë nuk e kisha shfaqur. Për disa do të jetë surprizë sepse nuk më njohin për të tillë sepse unë nuk kam ekspozuar portrete. Janë 46 vepra dhe nuk ka asnjë peisazh.

Për të realizuar nudot nuk kam patur asnjë problem, unë kam 40 vite me gruan time dhe ajo e di se ku pulsoj unë, ku rreh shpirti im dhe në një marrëdhënie kaq të gjatë ajo është pjesë e krijimtarisë time. Kur ke konsensus në familje ke hedhur hapin e parë. Më pas vijmë tek modelet. Unë i kam paguar dhe në rastin tim i rëndësishëm është konsensusi familjar. Kjo është një gjë normale, nudoja nuk ka lindur sot, por 10 mijë vjet më parë në shpellat e zimbabëve janë gjetur gjurmët e figurës së zhveshur. Në artin romak dhe grek ka qenë figura nudo, në rilindjen italiane po ashtu. Piktorët me nudon kanë trajtuar shumë probleme. Kjo ka qenë një periudhë e ngarkuar për krijimtarinë time. Përvoja ime me nudot besoj do të mbyllet këtu dhe do t’i rikthehem peisazheve”, tregoi Pashk Përvathi.