A DO TA RINISË LIDHJEN ME KRISTIN? Habit Kejsi pas daljes nga BBV: Nëse më shkruan ai i pari… – AlpeGossip
A DO TA RINISË LIDHJEN ME KRISTIN? Habit Kejsi pas daljes nga BBV: Nëse më shkruan ai i pari…

A DO TA RINISË LIDHJEN ME KRISTIN? Habit Kejsi pas daljes nga BBV: Nëse më shkruan ai i pari…

Keisi ishte banorja e cila la përfundimisht shtëpinë e Big Brother Vip mbrëmjen e kaluar. Pas daljes nga shtëpia, Keisi foli në studio për rrugëtimin e saj.

Ajo u pyet nga Arbana nëse do ta rinisë marrëdhënien e saj me Kristin jashtë shtëpisë dhe e la të hapur mundësinë, nëse ai i shkruan i pari.

“Jam shumë e lumtur për këtë rrugëtim. Dua të falënderoj ndjekësit dhe ju për mundësinë që më dhatë. Sot bëra 67 ditë. Nuk e prisja. Kisha menduar që do qëndroja vetëm 2-3 javë. I kam menaxhuar mirë situatat dhe i kam vuajtur nga brenda”, tha Keisi.

Por të gjithë janë kurioz se ç’do të ndodh e Kristin jashtë shtëpisë së famshme.

Arbri: Në marrëdhënie me banorët e tjerë, nuk ka ofenduar njeri. Është treguar vajza e urtë dhe pak naive. Brenda shtëpisë duhet të përfshiheshe më tepër. Për mua, situatat i administrove mirë dhe tregove respekt për Kristin.

Keisi: Ditët e fundit e kam ngacmuar Kristin dhe prisja që ai të më thoshte diçka, por nuk ia dola. Nita, Luizi, Kristi dhe Dea janë katër finalistët, për mendimin tim.

Zhaklin: Keisi është një vajzë shumë gjenuine. Keisi është 22 vjeç dhe ia doli shumë mirë aty. Duhet ta ngrije ndonjëherë zërin, për të mbrojtur veten tënde. Mendoj që nuk ke qenë mjaftueshëm e përgatitur, për t’i bërë ballë situatat vetë.

Keisi: Do pres të dalë Kristi dhe nëse ai më shkruan i pari, atëherë do të shohim.

Ronaldo: Ti këtë javë kishte kartën që të riktheheshe me Kristin. Pse nuk e bëre?

Keisi: Unë zgjodha të isha vetvetja dhe jo të bëja gjëra që të dilja nga vetja ime.