“A KËNAQET NJERI ME KËTA”/ Yll Limani ndihet i ‘zhgënjyer’ nga binjakët Veshaj – AlpeGossip
“A KËNAQET NJERI ME KËTA”/ Yll Limani ndihet i ‘zhgënjyer’ nga binjakët Veshaj

“A KËNAQET NJERI ME KËTA”/ Yll Limani ndihet i ‘zhgënjyer’ nga binjakët Veshaj

Ylli Limani është një nga artistët më të pëlqyer të momentit në tregun muzikor Shqiptar. Këngëtari nga Kosova numëron një numër të madh hitesh dhe momentalisht është i angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Artisti gjithmonë ka rënë në sy për sensin e tij të humorit. Kohëve të fundit ai ka qenë shumë aktiv në rrjetet e tij sociale, ku ndan me ndjekësit situate gazmore që ai krijon në jetën e tij të përditshme.

Së fundmi këngëtari ka shprehur ‘pakënaqësitë’ e tij që ka ndaj vëllezërve Veshaj. Ylli publikoi një video në rrjetet sociale teksa ka drekuar me dy binjakët dhe i drejtohet fansave duke i thënë se kush është ai njeri që kënaqet me Donaldin dhe Romeon.

Direkt pas kësaj ka zbuluar se kush është dhe ‘djalli’ i vërtetë nga ata. Sipas këngëtarit nuk është asnjëri prej aktorëve të humorit por vëllai i tyre i vogël Mario.

Videon e ka ripostuar dhe Donaldi ku mbi të shkruan : “O Yll ti je kafshë e rritur në pyll dhe me shumë dyll, në vesh”.

Sigurisht që fjalët e Yllit kanë qenë në një formë shakaje ku dashur pa dashur djemtë duket se na zbuluan se kush do të jetë i ftuari i rradhës në emisionin “Më lër të flas”.

“Yll si po ja kalon në Tiranë, Yll a u kënaqe në Tiranë… Më tregoni a kënaqet një njeri me…”

“Të gjithë mendojnë se djalli është Romeo ose Donaldi por… ja miq direkt nga ferri”.- tha Ylli.