Adelina, Genta, Ermali, Soni… na e kanë vjedhur zemrën me kolazhe të muzikës popullore. Kujtojini edhe ju! – AlpeGossip
Adelina, Genta, Ermali, Soni… na e kanë vjedhur zemrën me kolazhe të muzikës popullore. Kujtojini edhe ju!

Adelina, Genta, Ermali, Soni… na e kanë vjedhur zemrën me kolazhe të muzikës popullore. Kujtojini edhe ju!

Ne shqiptarët sado që dëgjojmë muzikë shqiptare e të huaj, zhanre si hip-hop, RNB, apo Rock& Roll prapëseprapë jemi fort të lidhur me muzikën popullore.

Sa herë që festojmë mes miqsh në ditëlindje e sidomos në dasma, muzika që na shoqëron më së shumti është ajo popullore. A dëgjohen aktualisht këto këngë? Le të themi se një pjesë e mirë e publikut mezi priste verën për të dëgjuar krijimtaritë e reja apo kolazhet e risjellura nga artistët në “Maratonën e Këngës Popullore e Qytetare”. Kohë më parë për festat e fundvitit sidomos ose pjesemarrje në evente të rëndësishme kulturore, emra shumë të njohur të muzikës së lehtë bëheshin bashkë me ata të muzikës popullore duke sjellë për publikun kolazhe që shumë prej nesh i dëgjojmë edhe sot.

Ashtu rastësisht na u kujtua kolazhi i Sinan Hoxhës, Soni Malajt, Ermal Fejzullahut dhe Leonora Poloskës vite më parë të cilin zbuluam se shumë e dinin përmendësh edhe pse ndoshta sot disa këngë të secilit prej këngëtarëve nuk i njohim fare. Mesa duket paska qenë pikërisht përfshirja e këtyre zërave në muzikën popullore ajo që i ka pëlqyer publikut.

E mbani mend Adelina Ismailin, Zanfina Ismailin, Genta Ismajlin, Big Maman, Shpat Kasapin, Rovena Stefën, Greta Koçin e shumë të tjerë që na kanë dhënë kolazhe shumë të bukura? Aktualisht artistët në Kosovë mblidhen dhe këndojnë bashkë në mbrëmjen e vitit të ri gjë që në Shqipëri kjo traditë duket se është lënë në harresë edhe pse le të themi tani që e mendojmë na ka munguar. Ndiqni në vijim disa nga kolazhet më të bukura që kanë lindur nga bashkëpunimet ose jo të këngëtarëve të muzikës së lehtë me ata të popullores.