Adelina Tahiri ngre bluzën dhe tregon barkun e rrumbullakosur për herë të parë – AlpeGossip
Adelina Tahiri ngre bluzën dhe tregon barkun e rrumbullakosur për herë të parë

Adelina Tahiri ngre bluzën dhe tregon barkun e rrumbullakosur për herë të parë

Adelina Tahiri ka qenë në fokus të mediave që pas lajmit të shtatzënisë e çdo ditë që kalon këngëtarja na zbulon nga një të re. Teksa gjinia e bebit është bërë e ditur, së fundmi kurioziteti ka qenë i madh si duket barku i Adelinës.

Edhe këtë kuriozitet këngëtarja e ka shuar sot gjatë një interviste për “Prive”, ku ngriti bluzën dhe tregoi barkun.

“Fytyra pasqyron çdo gjë, sado të flas unë, brenda në shpirt jam shumë e lumtur. Dashuria nuk ka kohë, ajo ndodh, nuk e përcaktojmë dot, është diçka e fortë që ndodh”, u shpreh Adelina.

“Nuk e kisha planifikuar, por kur kishte dashuri të madhe ndodhi”, tha këngëtarja për martesën me milionerin maqedonas Serjoza Markov.