Ai dhe Eni po jetojnë një histori dashurie, por shihni ç’bën ish-gruaja Gencit tani – AlpeGossip
Ai dhe Eni po jetojnë një histori dashurie, por shihni ç’bën ish-gruaja Gencit tani

Ai dhe Eni po jetojnë një histori dashurie, por shihni ç’bën ish-gruaja Gencit tani

Prej gati një viti Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë në një lidhje dashurie të cilën nuk e kanë konfirmuar, por fotot ku janë kapur bashkë flasin vetë.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Genci është në qendër të vëmendjes për jetën private. Edhe martesa e tij me modelen Arta Arifi ka qenë e shumë komentuar.

Arta dikur ishte modele, është shpallur “Miss sharmi i Kosovës” dhe ka qenë shoqëruesja e parë e Miss Shqipërisë. Po tani pas ndarjes nga Genci çfarë bën ajo?

Arta tani është mbuluar me shami të cilën e ka vendosur pas një ëndrre që kishte parë.

“Dikur nuk besoja në ëndrra…mirëpo në ëndrrën që kam parë ndodhi diçka. Pashë një ëndërr të pazakonshme, sikur e lexoja kuranin në gjuhën arabe, isha e mbuluar me petkun e bardhë, ndërsa të njëjtën kohë sikur një burrë ma ruante derën ku unë lexoja dhe ishte me mjekër të madhe dhe i shqetësuar”.

“Kur më doli gjumi e dëgjova ezanin…nuk më bëri përshtypje sepse e kisha dëgjuar shumë shpesh. Ndryshe nga herët e tjera, atë ditë më bëri përshtypje. Më thanë që ta dëgjoja një ligjëratë të Shefqet Krasniqit, ku e shpjegonte një ëndërr të një krishteri. “Kur e dëgjova ligjëratën e tij deri në fund, fillova të ndihesha ndryshe”, ka thënë Arta.

Ish-bashkëshortja e Genc Prelvukaj ka edhe një llogari në Instagram në të cilën ka vendosur një foto të vetën me shami dhe shkruan: “Më shumë se grua”.

Nga martesa e tyre, Genci dhe Arta kanë një djalë, Gjinin.