Akuzoi Harvey Weinstein për përdhunim/ Aktorja përballet me të njetën akuzë nga një minoren (FOTO) – AlpeGossip
Akuzoi Harvey Weinstein për përdhunim/ Aktorja përballet me të njetën akuzë nga një minoren (FOTO)

Akuzoi Harvey Weinstein për përdhunim/ Aktorja përballet me të njetën akuzë nga një minoren (FOTO)

Akorja, regjizorja, skenaristja italiane Asia Argento, një nga zërat më të fuqishëm të lëvizjes #MeToo dhe për më tepër një nga të parat femra që akuzoi publikisht Harvey Weinstein për ngacmimet seksuale, tani përballet dhe vetë me të njejtën akuzë.

Sipas disa dokumentave të publikuara nga New York Times ekziston një marrveshje midis saj dhe avokatëve të një aktori të ri, Jimmy Bennett, i cili ka luajtur dikur në një film përkrah Argentos, ku aktorja ka pranuar të paguajë $380.000 në mënyrë që të mos hidhet në gjyq për ngacmim seksual.

Mesa duket në 2013, kur Jimmy ishte vetëm 17 vjec, aktorja e ka ftuar atëë në një hotel në Kaliforni dhe i ka dhënë alkol, e ka puthur, madje ka kryer dhe marrdhënie me të. Provat për këtë takim ndodhen dhe në Instagramin e Argentos, e cila ka hedhur një foto pikërisht ditën kur supozohet të ketë ndodhur e gjithë kjo por mendohet se aktori i ri disponon dhe disa foto të tjera, të cilat janë më personale dhe që kompromentojnë italianen. Vitin e kaluar avokatët e Bennett kanë vizituar aktoren, e kanë njohur me çështjen dhe kanë rënë dakort me të për shumën e lartë përmendur që mos e hedhin në gjyq por gjithsesi i mbrojturi i tyre kishte të drejtë t`ja tregonte publikut cfarë kishte ndodhur për sa kohë nuk tregonte fotot që kishte, dhe që nuk i bënte shantazh apo kërkesa të tjera “abuzueses” së tij.

 

Kohët e fundit Argento dhe përfaqesuesit e saj e kanë anulluar marrveshjen sepse një dakortësi e tillë bie ndesh me fjalimet që ajo ka mbajtur vitin e fundit para mbështetësve të lëvizjes #MeToo ku ajo është shprehur kundra “marrveshjeve në fshehtësi”. Shumë gazetarë e kanë kontaktuar aktoren por deri tani nuk ka asnjë koment prej saj dhe të gjithë janë duke pritur si do i përgjigjet akuzave që deri dje i ka bërë për dikë tjetër.