ALKETA VEJSIU E LUMTUR PËR ARRITJEN E SAJ/ Ka një falenderim të veçantë për vajzat dhe gratë (FOTO) – AlpeGossip
ALKETA VEJSIU E LUMTUR PËR ARRITJEN E SAJ/ Ka një falenderim të veçantë për vajzat dhe gratë (FOTO)

ALKETA VEJSIU E LUMTUR PËR ARRITJEN E SAJ/ Ka një falenderim të veçantë për vajzat dhe gratë (FOTO)

Sot të numërosh me mijëra ose miliona ndjekës në rrjete sociale cilësohet si arritje dhe sigurisht i shton vlera suksesit të dikujt. Për personazhet e njohur është kthyer edhe në një formë vlerësimi, prandaj rrjetet sociale zënë një vend kaq të rëndësishëm. Këtë gjë e ka treguar me krenari edhe Alketa Vjesiu, e cila sot ka arritur 700 mijë ndjekës në ‘Instagram’. Me këtë rast ajo ka treguar se sa i vështirë ka qenë rrugëtimi i saj për të prekur suksesin dhe ka premtuar se asnjëherë nuk do zhgënjejë personat që e ndjekin.

“Pa ju nuk shkoj dot asgjëkund në çdo sfidë profesionale! E di që kam gjëra që jo të gjithë i pëlqejnë, ka plot gjëra që mund t’i kisha bërë më mirë, ka vend për të pranuar vërejtje dhe për të përmirësuar, por Zoti më ka falur një dhunti; të reflektoj”, – ka shkruar Alketa. Ndër të tjera ajo ka falenderuar në veçanti vajzat dhe gratë, që besojnë tek ajo dhe e mbështesin. “Është e vështirë të zbulosh veten dhe të vërtetat e tua në një ekran të vogël telefoni, por të jesh i ndjekur në kohën që jetojmë sot është ‘privilegj’. Një gjë mos e harroni, ato pak gjëra që shfaq këtu janë të vërtetat e mia të vogla, sepse një cilësi ma kanë mësuar që fëmijë ‘nuk gënjej kurrë’. 700 mijë përqafime për të gjithë”, – ka shkuar Alketa.

View this post on Instagram

700K ! 🙏 Pa ju nuk shkoj dot asgjekundi ne cdo sfide profesionale! E di qe kam gjera qe jo te gjithe i pelqejne, ka plot gjera qe mund ti kisha bere me mire, ka vend per te pranuar verejtje dhe per te permirsuar por Zoti me ka falur nje dhunti ; te reflektoj. I detyrohem shume publikut shqiptar por edhe klienteve te panumert te #classav ! Faleminderit vecanerisht te gjitha vajzave dhe grave qe kane zgjedhur te besojne dhe mbeshtesin nje vajze! Nuk ka qene keshtu ne fillesat e mia, gjerat kane ndryshuar dhe une kete se marr “for granted”. Po i thoja dikujt qe dua dhe vleresoj shume; “Marr qindra mesazhe ne dite ne instamessage, kryesisht jane vajza! Rrethohem nga dashuria e tyre! Cfare te bej dicka qe ti kenaq? Me tha “ Atehere mos i zhgenje kurre”! Nuk e di sa do t’ja arrij por premtoj qe do perpiqem qe mos t’ju zhgenjej kurre! Faleminderit sinqerisht! Eshte e veshtire te zbulosh veten dhe te vertetet e tua ne nje ekran te vogel telefoni, por te jesh i ndjekur ne kohen qe jetojme sot eshte “privilegj”. Nje gje mos e harroni, ato pak gjera qe shfaq ketu jane te vertetat e mia te vogla sepse nje cilesi ma kane mesuar qe femije “ nuk genjej kurre”. 700 mije perqafime per te gjithe🌸🌸🌸

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Moderatorja e njohur i përdor rrjetet sociale si një mjet komunikimi për të qenë sa më afër personave që e kanë ndjekur në çdo hap të karrierës së saj. Alketa Vejsiut prej vitesh i janë besuar formatet më të rëndësishme në televizionin ‘Klan’ dhe së fundmi ajo drejton emisionin për fëmijë ‘Në kurthin e Piter Pan’.